18:07 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Historia e nxënëses që u dogj për së gjalli, pasi tregoi që drejtori po e ngacmonte seksualisht

Nusrat Jahan Rafi nga Bangladeshi u dogj për së gjalli në shkollën e saj pasi që u ankua se drejtori e kishte ngacmuar seksualisht.

Vdekja e studentes është bërë temë në Bangladesh, transmeton Indeksonline.

Nusrat  ishte 19 vjeç, nga qyteti i vogël i Fenit. Ajo po studionte në një shkollë islame. Me 27 kishte raportuar rastin që drejtori e thërriste atë vazhdimisht dhe e ngacmonte seksualisht. Para se gjërat që të shkonin më tej, ajo ikte nga zyra.

Në stacionin lokal të policisë, ajo kishte dhënë deklaratën dhe në vend që të vendosej në një mjedis më të sigurt, Nusrat ishte filmuar nga polici në telefonin e tij derisa nxënësja tregonte rrëfimin e saj të hidhur.

Në videon që kishte bërë polici, Nusrat shihej duke qarë dhe duke u munduar ta fshihte fytyrën. Polici e kishte quajtur ankesën e nxënës jo punë të madhe. Videoja më vonë u zbulua në mediat lokale.

Drejtori i Shkollës ishte arrestuar pas anekses së Nusrat. Por gjërat vetëm u përkeqësuan për atë.

Një grup i nxënësve kishin dal në rrugë duke kërkuar lirimin e drejtorit. Protesta ishte organizuar nga dy studentë meshkuj dhe politikanë vendas. Njerëzit kishin filluar ta fajësonin Nusratin.

11 ditë pas sulmit seksual, Nusrat shkoi në shkollë për të përfunduar testet përfundimtare.

“Unë u përpoqa ta merrja motrën time në shkollë dhe u përpoqa të hyja brenda por unë u ndalova dhe nuk mu lejua hyrja. Po të mos isha ndaluar, diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur me motrën time.”, u shprehë vëllai i Nusratit, Mahmudul Hasan Noman.

Vëllai i Nusrat në funeral

Sipas deklaratës të dhënë nga Nusrat para se të vdiste, një studente femër e mori atë në kul të shkollës duke thënë se një nga miqtë e saj po rrihej. Kur ajo kishte arritur në katin më të lartë, katër apo pesë persona të veshur me maska e rrethojnë atë dhe i bëjnë presion asaj ta tërhiqte akuzën kundër drejtorit. Por ajo kishte refuzuar dhe pastaj ata i kishin vënë zjarrin asaj.

Në raportin e policisë shkruhej se vrasësit dëshironin ta bënin atë të dukej si vetëvrasje por plani i tyre dështoi kur Nusrat u shpëtua. Ajo ishte në gjendje të jepte deklaratë pasi që vetëm trupi i ishte djegur dhe jo koka.

Nusrat ishte dërguar në spitalin lokal por 80 përqind e trupit ishte djegur dhe ishin detyruar ta dërgojnë atë në spitalin qendrorë.

Gjatë udhëtimit, ajo ishte frikësuar se nuk do të shpëtoj prandaj kishte regjistruar një deklaratë.

“Drejtori më preku, unë do ta luftoj këtë krim deri në frymën e fundit.”, kishte thënë e ndjera.

Ajo po ashtu kishte identifikuar disa nga sulmuesit e saj.

Pas disa ditësh, Nusrat kishte vdekur. Mijëra njerëz dolën në rrugë për funeralin e saj në Feni.

Deri më tani policia ka arrestuar 15 persona, shtatë prej tyre besohet se janë të përfshirë në vrasjen.

Drejtori i shkollës është në paraburgim, kurse polici që e kishte filmuar është larguar nga posti dhe është transferuar në një departament tjetër, shkruan BBC.

Kryeministri i Banglasdeshit ka takuar familjarët e Nusrat dhe ju ka premtuar që çdo person i përfshirë në këtë vrasje do të dal para drejtësisë.

Familjarët e Nusrat

Ky rast ka ngritur vetëdijen e njerëzve. Ata po përdorin mediat sociale për të shprehur zemërimin e tyre për rastin e Nusrat dhe trajtimin e viktimave seksuale në Bangladesh.

Sipas një studimi në vitin 2018-të, janë 950 raste të përdhunimit të femrave në Bangladesh. Por studiuesit besojnë që ky numër është ende më i madh./Indeksonline/