75 Mall Live Search
12:31 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Historia e policit në Thumanë, thirret në operacion për të shpëtuar nënën e tij

Rreth 1.900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.

Mediat raportuan se polici, i cili mban edhe një shall jeshil, është përfshirë intensivisht për të nxjerrë nga rrënojat nënën e tij dhe banorët e tjerë të bllokuar.

Në Thumanë numërohen deri tani 5 viktima, ndërkohë që në total janë 11 persona që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të godinave në Durrës dhe në Kurbin. /TCH/