75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / AR

Historia e puthjes së parë nga Jennifer Garner: Ditën tjetër i dashuri u nda nga unë

Diku në botë është një djalë me emrin Matt që sot, pendohet si dreqi që dikur u nda nga Jennifer Garner në mënyrën më të keqe të mundshme. 

Dje, aktorja gjatë një interviste online tregoi për puthjen e saj të parë që nuk shkoi siç ajo do të kishte dashur.

Ishte një djalë që quhej Matt Crittenden. Ai më puthi dhe u përpoq të shkonte më tej se aq dhe unë e shtyva. Ai u nda me mua ditën tjetër duke më quajtur mendjemadhe, ndërkohë që unë isha krenare për këtë. Isha vetëm 18 vjeç.”- tregoi Garner.

Jennifer njihet si një prej aktoreve më të lezetshme të Hollywood-it dhe nuk kursehet fare në ekspresivitetin e saj. Pak kohë më parë, ajo tregoi se për pak desh i vuri zjarrin kuzhinës teksa gatuante për ta dokumentuar recetën edhe në Instagram. Për të mos harruar që dikur, aksidentalisht i çoi një selfie numrit të gabuar që më pas u bë virale kudo në internet.

E ndjejmë që Matt Crittenden që dikur e la për një puthje, po e adhuron nga larg.