Historia e Titanikut, ja si në të vërtetë u gjet ajo në fund të detit
Zbulimi i Titanikut ishte fillimisht një mision i projektuar për të mashtruar Bashkimin Sovjetik, përderisa ushtria amerikane kërkonte dy nëndetëse bërthamore të zhdukura.
Titaniku, linja luksoze e oqeanit u përmbytë në veri të Oqeanit Atlantik, pasi u përplas në një ajsberg më 15 prill 1912, u gjet në fund të oqeanit nga një ekip i udhëhequr nga Robert Ballard në vitin 1985.

Por ai kishte nevojë për fonde për të bërë këtë zbuluar.
Kështu që ai kërkoi zëvendësshefin e operacioneve të marinës Ronald Thunman.
Ndërsa ai iu përgjigj: “Gjatë gjithë jetës sime kam dashur të gjej Titanikun”.
Ky ishte një operacion serioz dhe sekret.
Ai kishte vetëm 12 ditë për të kërkuar Titanikun.

“Mësova diçka nga hartografia e Akrepit që më mësoi si të gjej Titanikun: shikoni për gjurmët e mbeturinave” tha Ballard.
U deshën tetë ditë për të gjetur anijen, ndërsa të tjerët kërkuan gati dy muaj dhe nuk e gjetën atë, tha Ballard.
Në katër ditët e fundit përpara se të mblidhte misionin e tij, Ballard bëri xhirimet nënujore të rrënojave të Titanikut.
Ai tha se gjendja e ekipit të tij ndryshoi shpejt pasi
“Ne kuptuam se aty ishte varri i shumë personave, dhe ne ishim zënë ngushtë”, tha Ballard.
“Në u bëmë të matur, të qetë, të respektueshëm dhe ne bëmë premtim se nuk do të marrim asgjë nga ajo anije dhe ta trajtojmë atë me respekt të madh”, tha ai.
Vlerësohet se 2 mijë e 400 persona ishin duke lundruar me Titanik kur u largua nga porti në Southampton për në New York City, dhe më shumë se 1 mijë e 500 veta gjetën vdekjen./Indeksonline/