75 Mall Live Search
15:16 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Historia e Vojvodës e treguar përmes Gianluca Di Marzios – Emri “Mërgim”

Gazetari i njohur italian, Ginaluca Di Marzio ka shkruar një artikull të gjatë për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvodën.

Me transferimin e Vojvodës në Torino, gazetari italian ka vendosur që t’i informojë më shumë tifozët e klubit të Vojvodës rreth historisë, jetës e të kaluarës së mbrojtësit kosovar, shkruan IndeksOnline


Di Marzio tregon se djeloshi nga Kosova, në moshën 4 vjeçare iku për në Belgjikë, për të gjetur strehim, pasi vendin nga vjen ai, Drenica ishte qyteti më i prekur nga lufta e fundit.

Ai vazhdon tutje ku tregon për ëndrrën e tij prej futbollisti, ku nga grupomoshat e të rinjve të Standard Liege, djaloshi ynë kalon në ekipin B.


Por, Vojvoda shpejtë u rrit si lojtarë dhe tashmë ka firmosur kontratë me klubin e Torinos, ku pritet të bëjë një paraqitje brilante.

Kujtojmë se mbrojtësi është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.