Historia pozitive e Kosovës me fqinjët!

Kosova nesër do të përballet me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e Play-offit të Ligës së Kombeve për një vend në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Dardanët kanë histori pozitive në ndeshjet me Kombëtaret fqinje që shteti ynë kufizohet, shkruan Indeksonline.
Përveç me Serbinë që nuk mund të luaj për shkak rregullores së vendosur nga UEFA, Kosova ka luajtur dy herë me Shqipërinë dhe dy herë të tjera me Malin e Zi.
Para se të pranohej në UEFA, në vitin 2016, Kosova luajti me Shqipërinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, atëherë stadiumi i qytetit të Prishtinës. Rezultati në këtë ndeshje vëllazërore ishte 2-2.
Me kuqezinjtë Kosova zhvilloi edhe një ndeshje tjetër miqësore duke fituar me rezultat 0-3.
Dy ndeshje kualifikuese për kampionatin evropian, skuadra e Challandes i luajti edhe me Malin e Zi.
Në Podgoricë Kosova barazoi me rezultat 1-1 derisa në Prishtinë fitoi me rezultat 2-0.
Radha tani është e Maqedonisë së Veriut ku vetëm fitorja është e nevojshme. /IndeksOnline/