75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / AR

Historia shkruhet më 31 maj – Keinemusik për herë të parë po vijnë në Tiranë

Më 31 Maj 2025, Sono Entertainment në bashkëpunim me ALPHA & GATE organizojnë një nga eventet më të të jashtëzakonshme në Tiranë që do të ndryshojë skenën e muzikës elektronike. Keinemusik, kolektivi legjendar nga Berlini, do të debutojë në Liqenin e Tiranës për një natë të shumë pritur nga trojet shqipëtare. &ME dhe Adam Port do të sjellin tingujt e tyre të thellë të deep house, Afro dhe minimal techno, për të krijuar një atmosferë që do t’ju lërë pa fjalë.

Me dekada përvojë, &ME dhe Adam Port (KEINEMUSIK) janë bërë tashmë sinonim i cilësisë dhe energjisë pozitive në skenën elektronike. Nga paraqitja e tyre ikonikë në Piramidat e Giza-s dhe Pacha Ibiza, e deri te performancat e tyre madhështore në Burning Man, Tomorrowland dhe Coachella, ata kanë krijuar një reputacion të pakrahasueshëm.

Këtë herë, për herë të parë në Tiranë, do të përjetoni fuqinë e tyre muzikore në një event që premton të sjellë atmosferën magjike të skenave më të mëdha të globit.

Një Udhëtim Muzikor i Paharrueshëm

Në zemër të Tiranës, pranë ujërave të Liqenit, do të shndërrohet një mbrëmje vere në një përvojë që do të mbetet në kujtesën tuaj Stili i tyre muzikor ka bërë Keinemusik një nga aktet më të kërkuara në skenën e muzikës elektronike do të pasqyrohen në peizazhin shqiptar.

Performancat e Keinemusik janë gjithmonë më shumë se muzikë; janë një manifestim i unitetit, lirisë dhe krijimtarisë. Do të ndiheni të mbërthyer nga logoja ikonike e Paqes dhe nga energjia që krijojnë &ME dhe Adam Port, që do t’ju çojnë në një udhëtim të paharrueshëm.

Mundësi që s’duhet të humbet

Ky event unik do të jetë një nga ngjarjet kryesore të verës, duke tërhequr dashamirës të muzikës dhe party-goer nga çdo anë e globit. Me biletat që pritet të shiten shpejt, sigurohuni që të regjistroheni për interesin tuaj përmes faqes së instagrami  @sono.ent  Përgatituni për një natë të paharrueshme me Keinemusik në Tiranë, më 31 maj, një moment që do të shënojë fundin e një periudhe dhe fillimin e një tjetër.

Ky nuk është thjesht një show. Ky është një moment që do ta mbani mend gjithmonë.

INSTAGRAM
FACEBOOK