Historianët e Deçanit, reagojnë pas zgjedhjes së Mehmet Krajës në krye të ASHAK-ut
Lidhja e historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar për zgjedhjen në krye të Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të siç e kanë quajtur ata të pseudo “akademikut” Mehmet Kraja.
Sipas Lidhjes së historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Mehmet Kraja nuk është meritor për këtë detyrë, sepse ai është personalitet shumë kontraverzë dhe njeri që nuk i bën nder Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Veprimtaria e tij duhet të kalojë nëpër filtra, sepse ai nuk shquhet për njëri kombëtar. Puna e tij në fjalorin enciklopedik që e ka botuar Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ka treguar dyfytyrësinë e tij. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duhet që urgjentisht ta shkarkojë nga detyra matrapazin “akademik” Mehmet Kraja”, thuhet në reagim./IndeksOnline/