75 Mall Live Search
14:33 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / L K

Historike, 13 vjeçari debuton në Ligën e Dytë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës orët e fundit nuk është folur për asgjë tjetër. Da’vian Kimbrough u bë lojtari më i ri në historinë e futbollit amerikan, duke bërë debutimin e tij në kampionatin USL (Liga e Dytë Amerikane) vetëm 13 vjeç, 7 muaj dhe 13 ditë.

Sulmuesi i ri kishte nënshkruar në gusht me Sacramento Republic, që e kishte marrë nga Neë York Red Bulls. Ai hyri në fushë në minutën e 87-të të ndeshjes kundër Las Vegas Lights në vend të spanjollit Keko Gontán.