75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

HISTORIKE: Ballkani kalon në Play-off të Ligës së Konferencës

Skuadra e Ballkanit ka kaluar në fazën e Play-offit në Ligën e Konferecës.

Suharekasit kanë mposhtur Klaksvikun me anë të penalltive 4-3, për të kaluar tutje, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e rregullt e ndeshjes Klaksvik-Ballkani, ka përfunduar me rezultat 2-1 për vendasit.

Skuadra nga Ishujt Faroe kanë kaluar të parët në epërsi me anë të Mads Mikkelsen në minutën e 56-të.

Ballkani barazoi rezultatin me anë të Ermal Krasniqit në minutën e 83-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Patrick da Silva shënoi golin e dytë për Klaksvikun për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pas 30 minutave të Extra Time, u erdhi radha e penalltive, ku futbollistët e Ballkanit u treguan më të sakt duke shënuar katër nga pesë penalltit.

Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Nazmi Gripshi dhe Lindon Emërllahu u treguan të sakt ndërsa Qëndrim Zyba nuk arriti të shënoj.

Merit të madhe në penallti kishte edhe portieri Damir Ljuljanovic, i cili priti dy penallti të futbollistëve të Klaksvikut.

Skuadra e Ballkanit me këtë rezultat ka siguruar Play-offin e Ligës së Konferencës, pasi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-2./Indeksonline/