23:36 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Historike: Çfarë diskutuan në takim Albin Kurti dhe Sali Berisha?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim historik sot me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Edhe pse Kurti dhe Berisha kanë qëndrime dhe ide të ndryshme politike, ajo që i ka bashkuar është pikërisht çështja kombëtare për kufijtë e Kosovës.

Biseda mes Berishës dhe Kurtit ka qenë e ngrohtë, ku kanë biseduar rreth idesë së hedhur nga zyrtarët e lartë të Kosovës për ndryshim kufijsh.

Lidhur me këtë çështje Berisha dhe Kurti janë shprehur publikisht se janë kundër kësaj ideje.