Historike! Çikat e 2 Korrikut debutojnë në Ligën e Parë, i “shkatërrojnë” Intelektualet

Skuadra e 2 Korrikut në kategorinë e femrave ka debutuar në Ligën e Parë të futbollit me fitore historike.
Çikat nga ekipi i Prishtinës kanë shënuar fitore të thellë 26:0 ndaj Intelektualeve, ekipit të Dritës nga Gjilani, shkruan Indeksonline
Kjo ishte ndeshja e parë e 2 Korrikut dhe tashmë kanë arkëtuar tri pikë.
“Vajzat e 2 Korrikut debutojnë në mënyrë mbresëlënëse, shkëlqejnë dhe i shënojnë njëzet e gjashtë gola në Gjilan”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit
Kujtojmë që ndeshja e parë mes 2 Korrikut dhe Istogut, ishte shtyrë për një ditë tjetër./Indeksonline/