Historike: Emiratet e Bashkuara Arabe lansojnë misionin e parë në mars

Emiratet e Bashkuara Arabe po e festojnë misionin e parë dërguar në mars.
Ata kanë vendosur një sondë të quajtur “Shpresë” në orbitën rreth planetit, duke e bërë atë të pestën në hapësirë pas SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, Europës dhe Indisë.
Anija kozmike, e cila u lëshua nga toka shtatë muaj më parë, duhej të bënte një manovër frenimi për t’u siguruar që do të kapej nga graviteti i marsit.
Shkencëtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe tani mund të studiojnë atmosferën e planetit.
Sateliti i tyre mbart tre instrumente që do të vëzhgojnë, midis objektivave të tjerë, se si atomet neutrale të hidrogjenit dhe oksigjenit – mbetjet nga uji dikur i bollshëm i marsit – rrjedhin në hapësirë.
Gjatë procesit, “Shpresa” do të sjellë imazhe spektakolare, me rezolucion të lartë, me disk të plotë të planetit.