Historike, Hoti dhe Rama nënshkruajnë 14 marrëveshjet midis Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama kanë nënshkruar marrëveshjet ndërqeveritare midis dy vendeve pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Marrëveshjet specifike janë nënshkruar më pas nga ministrat përkatës të dy qeverive.
14 marrëveshjet e nënshkruara midis dy qeverive:
– Marrëveshje për zbatimin e lehtësive të ndërsjella në procedurat doganore të kontrollit të hyrje-daljed së mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin si edhe për parandalimin e evazionit fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi midis MF-së dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i korridorit digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar
– Kalendar i përbashkët kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të filmit
– Memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covidit -19