75 Mall Live Search
19:13 / E Premte, 23 Qershor 2023 / Gj. Sh

Historike: Karateisti Alvin Karaqi i sjell Shqipërisë medaljen e artë në Lojërat Evropiane

Karateisti kosovar, Alvin Karaqi, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane të cilat po mbahen në Poloni.

Karaqi në ndeshjen finale në disiplinën karate kumite -84 kg, mposhti holandezin, Brian Timmermans, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Së pari ai arriti të mund Kampionin e Evropës kroatin Garibovic dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit,ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për Sportistin tonë.

Në gjysmëfinale Karaqi mposhti italianin Michele Martina./IndeksOnline/