75 Mall Live Search
18:14 / E Martë, 24 Shtator 2024 / Gj. Sh

Historike, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë gjatë vitit 2025

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025, dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës.