75 Mall Live Search
13:43 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Historike: Kosova siguron medaljet e para ndërkombëtare në gjimnastikë (FOTO)

Klubi i Gjimnastikës Vushtrria me gjimnastet Rea Berisha dhe Sara Pllana, arritën që në ditën e parë të garës ndërkombëtare “Horizon Cup”  të marrin vendin e dytë dhe të tretë në kapërcime si dhe vendin e dytë në paralele të shkallëzuar.

Dy vajzat kosovare udhëheqen nga trajnerët e tyre, Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi, që kanë hyrë në historinë e sportit të vendit tonë, duke siguruar të shtunën tri medaljet e para ndërkombëtare në gjimnastikë.

Gara që po zhvillohet në Greqi, me pjesëmarrje të garuesve nga Evropa, përfundon të dielën.