75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 22 Mars 2024 / Gj. Sh

Historike/ Kosova U21 merr një pikë ndaj Gjermanisë, një nga kombëtaret më të forta në botë

Sot është një ditë e madhe për futbollin kosovar.

Pas fitores së seniorëve ndaj Armenisë, me rezultat 1-0, Kosova U21 ka marr një pikë ndaj Gjermanisë, e cila është një nga kombëtaret më të forta në botë, shkruan IndeksOnline.

“Dardanët” e rinjë, të udhëhequr nga Afrim Toverlani, barazuan me rezultat 0-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Para mijëra shikuesve në ”Stadion an der Gellertstrase” në Chemnitz, Kosova pati paraqitje fantastike, duke marr një pikë të rëndësishme.

Kosova është në grup së bashku me Polonin, Gjermnain, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin.

Pas shtatë ndeshjeve, ”Dardanët” kanë grumbulluar nëntë pikë dhe renditen në vendin e katërt./IndeksOnline/