Historike, një 13 vjeçar i gjatë 210 centimetra debuton te Barcelona

Një moment historik ka ndodhur mbrëm te skuadra e basketbollit të Barcelonës.
13-vjeçari, Mohamed Dabone ka debutuar me skuadrën katalanase, në një ndeshje miqësore kundër Bàsquet Girona, shkruan IndeksOnlin.
Qendra 210 centimetra shënoi katër pikë dhe bëri tre kërcime.
Dabone është i lindur në Burkina Faso, derisa shihet si një nga talentet e ardhsh♪m të basketbollit.
Trajneri, Joan Peñarroya pranoi së fundmi se Dabone ishte afër debutimit të tij me ekipin e parë sezonin e kaluar, por problemet burokratike e penguan këtë. Ishte këtë të premte që i riu debutoi me ekipin e parë, edhe pse nuk ishte në një ndeshje zyrtare./IndeksOnline/
🇧🇫 Mohamed Dabone has officially scored his first bucket for the Barcelona senior team, marking him the youngest player to ever suit up for a EuroLeague team, at 13.8 years of age, born in 2011
— nbadraftpoint (@nbadraftpoint) September 12, 2025
The 6’10 big man is a potential top prospect to watch over the next 5 years pic.twitter.com/nr7MLX1iTD