Historike, një skuadër e panjohur siguron Champions League për herë të parë

Kairat ka siguruar kualifikimin në Champions League, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Celtic-ut.
Ekipi nga Kazakistani e mposhti ekipin skocez në penallti, shkruan IndeksOnline.
Pavarësisht përqindjes më të ulët të posedimit të topit, Kairat pati 12 goditje në portë, një më shumë se Celtic.
Por, ndeshja e rëndësishme për të dy skuadrat përfundoi pa gola në kohën e rregullt.
Penalltitë që i shkruan historitë ekipit nga Kazakistani paraqesin sfidë në vete për ekipet që do të udhëtojnë si mysafirë të Kairatit.
Kjo për shkak se shteti aziatik paraqet terrenin më të largët ku luhet Champions./IndeksOnline/