23:44 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / Gj. Sh

Historike, Olympiacos fiton titullin e Conference League, Fiorentina e pafat përsëri në finale

Skuadra greke, Olympiacos është fituese e UEFA Conference League, për sezonin 2023/24.

Në finale, Olympiacos shënoi fitore ndaj Fiorentinës, ku rezultati përfundimtar në stadiumin ”OPAP Arena” në Athinë, ishte 1-0, shkruan IndeksOnline.

Goli i fitores u shënua nga Ayoub El Kaabi në minutën 116 të extra time, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 0-0.

Ky është titulli i parë ndërkombëtaar në histori për Olympiacosin, derisa Fiorentina humbi finalen e dytë radhazi në Confernece League, pas asja ndaj West Hamit në vitin e kaluar./IndeksOnline/