Historike, për herë të parë kjo komunë bëhet me deputet!

Hani i Elezit për herë të parë do ta ketë përfaqësues e saj në Kuvendin e Kosovës.
Mirsad Shkreta, nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi vendin në Legjislativ, pas formimit të Qeverisë.
Doktori nga Hani i Elezit arriti që në zgjedhjet e 14 shkurtit t’i merrte 7.370 vota, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Shkreta në qeverinë “Kurti I” ishte këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vlen të theksohet se karrierën politike ai e nisi në Partinë Demokratike të Kosovës. /Indeksonline/
