Historike: Prishtina kualifikohet në “Play-Off” të ENBL-së

Klubi më i suksesshëm basketbollistik në Kosovë, Sigal Prishtina, ka bërë historinë, duke u kualifikuar në “Play-Off”-in European North Basketball League (ENBL).
Kjo u arrit sonte pasi u zhvillua ndeshja e fundit e Grupit A, mes klubit nga Lituania, Siauliai, dhe atij ukrainas Budivelnyk, e cila përfundoi me fitoren e mysafireve, shkruan IndeksOnline.
Klubi nga kryqyteti ka dy fitore dhe katër humbje, dhe renditet në vendin e katërt në tabel me tetë pikë të grumbulluara, vend ky që i siguron fazën e ”play-off”-it./IndeksOnline/