75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Historike: Rahoveci në finale të play-off

Stinori historik i Rahovecit, u zbukurua me finalen e madhe në Superligë.

Pas finales në Kupën e Kosovës, Rahoveci duke e mposhtur 3-0 në seri skuadrën e Yllit, u kualikua në finale edhe në Superligë.

Ndeshja e tretë e serisë përfundoi me rezultat 84-70 në favor të vreshtarëve.

Fred Richardson shkëlqeu te Rahoveci me 35 pikë e 9 kërcime, derisa u dalluan edhe Arian Qallaku me 15 pikë dhe DeShon Minnis me 12 pikë, 12 kërcime e 8 asistime.

Te Ylli nuk mjaftuan 22 pikët e 13 kërcimet e Bambale Osbyt për vazhdimin e serisë.

Rahoveci për herë të parë në historinë e klubit u kualifikua në finale të Superligës, e aty do të përballet me Prishtinën që e mposhti sot Bashkimin.