75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 17 Tetor 2025 / G T

Historike, shtatë pozita më lartë / Kosova e 84-a në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një rritje rekord në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA.

Kosova tani rënditet në pozitën e 84-të, shkruan Indeksonline

Kjo ngritje rekord vjen për shkak të fitores ndaj Suedisë dhe barazimit ndaj Sllovenisë, në ndeshjet e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rritje të madhe, tani ekipi “kuqezi” gjendet në vendin e 61-të./Indeksonline/