Historike – Skuadra e ligës së katërt gjermane kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, eliminon skuadrën e Bundesligës

Skuadra nga liga e katërt gjermane, Saarbrucken është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Ata kanë mposhtur Dusseldorfin në ndeshjen çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes dhe udhëhoqen deri në fund.
Golin e barazimit e shënoi Jorgensen në minutën e fundit të ndeshjes.
Pas 20 penalltive të gjuajtura, Saarbrucken fitoi me rezultat 7-6, duke humbur 3 penallti derisa Dusseldorfi humbi katër penallti. /IndeksOnline/
