12:26 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Historikisht, Reali e “shkelë” Malagan

Real Madridi sot e pret Malagan në Bernabeu për ndeshjen e xhiros së 13-të në La Liga me fillim nga ora 16:15.

Ajo që vlen të theksohet nga statistikat e mëparshme ndërmjet të dyja skuadrave në historinë e tyre është fakti që Malaga kurrë nuk ka arritur të fitojë një ndeshje si mysafir i Real Madridit.

Los Blancos kanë luajtur plot 36 ndeshje ndaj Malagas, 20 ndeshje si Club Deportivo Malaga dhe 16 ndeshje si Malaga Club de Futbol dhe kanë arritur të qëndrojnë të pamposhtur në të gjitha këto ndeshje.

Madrilenët kanë fituar 29 ndeshje nga këto 36 të gjitha, ndërsa 7 ndeshje kanë përfunduar me barazim, që është suksesi më i madh për skuadrën andaluziane që kanë ndonjëherë në Bernabeu.