Historiku i derbit të Anamoravës, vetëm një miqësore është zhvilluar mes tyre!

Sot zhvillohet super ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit në Superligën e Kosovës.
Padyshim se është një nga derbit më të mirë kosovar dhe jo vetëm, shkruan IndeksOnline.
Duke e parë historikun, mësojmë se këto dy skuadra gjatë karrierës e kanë zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore.

Dhe kjo u imponua nga autoritet komunale menjëherë pas luftës në verën e vitit 1999.
Edhe pse ishte ndeshje miqësore, të pranishëm në stadium atë kohë ishin afro 15 mijë tifozë.

Ndeshjen e kishte fituar klubi i ‘Intelektualëve’ pas penalltive (4-3), pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.
Takimi i sotëm zhvillohet nga ora 13:00./IndeksOnline/
FOTO: Lumi Press 06