22:40 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / AR

Historitë nga filmat romantikë nuk janë gjithmonë jorealiste

Filmat romantikë, qofshin drama apo komedi, janë kryesisht plot klishe. Publiku tashmë është mësuar të mos habitet kur shikon filma të tillë dhe duke gjykuar nga popullariteti i tyre, duket se njerëzit nuk shqetësohen për parashikueshmërinë e tregimeve të tyre.

Fakti që diçka është klishe, megjithatë, nuk do të thotë se është e pa vërtetë, përkundrazi, ekspertët kanë zbuluar se ngjarjet si në filma nuk janë një gjë e pazakontë.

Largimi në një shtet ose qytet tjetër pas një ndarjeje

Filmi: Under the Tuscan Sun (2003), The Holiday (2006), Eat Pray Love (2010)

Shpesh skenaristët i dërgojnë personazhet e tyre me zemër të thyer në një vend apo qytet tjetër, në çdo rast sa më larg nga ish-partneri i tyre. Sapo këta personazhe e gjejnë veten në një mjedis tjetër, shumë lehtë gjejnë miq të rinj dhe në fund dashuri të re.

Psikologët dhe studiuesit kanë zbuluar se diçka e tillë nuk është e pazakontë në jetën reale.

Regjistroni mendimet për jetën tuaj dashurore në një ditar

Filmi: Bridget Jones’s Diary (2001), How to Lose a Guy in 10 Days (2003), Sleepless in Seattle (1993)

Ekspertët na këshillojnë t’i hedhim mendimet tona në letër, sepse mund të na ndihmojë të identifikojmë me saktësi se cili është problemi ynë, por edhe ku qëndron zgjidhja e tij.

Ndryshimi i stilit të modës

Filma: She’s All That (1999), Miss Congeniality (2000), Clueless (1995)

Deri tani kemi parë shumë interpretime të kësaj klisheje, por thelbi i saj është i njëjtë.

Hulumtimet kanë konfirmuar se kujdesi për pamjen, veshjet dhe rregullsinë me të vërtetë hap dyer të reja për njerëzit, për të cilat ata mendonin se ishin përgjithmonë të mbyllura për ta.