18:55 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Hiti i 2019-tës po vjen, Ledri me Mc Kreshën dhe Lyrical Son po ua sjellë

Vitin që kaloi e mbylli me hitin ‘Aje’, këngë të cilën Ledri Vula e solli në bashkëpunim me Tayna-n.

Por, viti 2019 do të nis po ashtu me një hit tjetër.

Kësaj radhe reperi i talentuar kosovar do t’vjen me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, të njohur si P.I.N.T

Indeksonline mëson se treshja fantastike tashmë kanë përfunduar edhe klipin e këngës, ndërsa është Ledri i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Instagram ku shihet bashkë me Kreshën, duke paralajmëruar kështu ‘bombën’ e radhës.

Pa dyshim, kur reperët më të mirë bëhen bashkë, atëherë është i garantuar dhe suksesi./Indeksonline/