Hiti i 28 Nëntorit po vije nga Albina Kelmendi, dëgjojeni një refren nga kënga e re

Kur është fjala për këngët patriotike, zëri i Albina Kelmendit është i pazëvendësueshëm.
Artistja e njohur nuk ka se si të mos sillte një super hit për festën e 28 Nëntorit, raporton Indeksonline.
Ajo ka ndarë një pjesë të këngës në Instagram, teksa publikimi i saj do të bëhet në ditën e festës së Flamurit.
Albina, si çdo herë, i ka “çarë” notat e larta, duke e bërë këngën me përkushtim jashtëzakonisht të madh.
Ndiqeni një pjesë të këngës më poshtë: