Hiti i Dua Lipës “Levitating” kalon 1 miliard shikime në YouTube

Kënga “Levitating” e Dua Lipës po vazhdon të thyej rekorde që së fundmi ka tejkaluar një miliard shikime në YouTube.
Ky shënon videoklipin e saj të tretë muzikor që arrin këtë moment historik, pas “New Rules” dhe “No Lie” të vitit 2017, transmeton Indeksonline.
Një nga disa këngë hite nga albumi i këngëtares “ Future Nostalgia” i vitit 2020 , “Levitating” ishte një nga këngët më premtuese kur u lansua.
Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Përveç lansimit të albumit, ajo është fejuar me aktorin Callum Turner dhe duken me të lumtur se kurrë./Indeksonline/