Hiti i kësaj vere/ “Alkool” për 5 ditë kap mbi 5 milionë klikime

Çdo projekt i realizuar nga këngëtari kosovar, Yll Limani, po shndërrohet në hit.
Edhe me këngën e fundit të cilën e solli në bashkëpunim me Noizyn ka “goditur” tregun muzikor, shkruan Indeksonline.
Për vetëm 5 ditë në kanalin “Youtube” ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime.
Kjo këngë pas publikimit është shndërruar në sensacion e cila po dëgjohet çdokund dhe fansat po argëtohen me ritmin e saj./Indeksonline/