75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hiti i kësaj vere “Kiss Kiss” nga Ledri dhe Lumi, arrinë 13 milionë

Ky sezon veror u karakterizua me disa hite që sollën këngëtarët shqiptarë, e një ndër super hitet e kësaj vere pa dyshim që ishte kënga “Kiss Kiss” nga Ledri Vula dhe Lumi B, shkruan Indeksonline.

Me t’u publikuar, kënga u prit shumë mirë, duke zënë vend nëpër top lista të ndryshme si edhe dëgjohej gjithandej.

Hiti i kësaj vere tashmë ka grumbulluar 13 milionë shikime në kanalin Youtube dhe po vazhdon ende të jetë ndër këngët e pëlqyera të publikut.

Kujtojmë se reperi Ledri Vula këtë verë ka qenë shumë aktiv me publikimin e projekteve të reja muzikore. /Indeksonline/