08:40 / E Enjte, 13 Prill 2023 / AR

Hiti i Krishtlindjeve nga Mariah Carey tani i përket trashëgimisë kulturore të SHBA

Hiti i Krishtlindjeve i Mariah Carey, “All I Ëant For Christmas” i është shtuar trashëgimisë kulturore amerikane.

Sipas mediave, kënga është futur në regjistrin kombëtar, në të cilën e kanë selektuar si këngë që duhet ruajtur për pasardhësit, transmeton Indeksonline.

Kënga e vitit 1994 konsiderohet në mbarë botën si një këngë magjike e Krishtlindjeve.

Kënga theu disa rekorde, ku më 24 dhjetor 2022 u transmetua më shumë se 21 milionë herë në Spotify.

Përveç Carey, “Like A Virgin” nga Madonna në 1984 dhe “All Hail The Queen” nga Queen Latifah në 1989 janë përfshirë gjithashtu në koleksion./Indeksonline/