75 Mall Live Search
07:46 / E Martë, 06 Maj 2025 / AR

Hiti i Ledrit i bashkon Livian, Laertin e Rozanen (video)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, disa nga ish-banorët duket se kanë ruajtur miqësi të mira edhe jashtë shtëpisë.

Livia ka publikuar së fundmi një Instastory ku shihet së bashku me Laertin dhe Rozanën, duke kaluar kohë të këndshme së bashku, shkruan Indeksonline.

Ajo e ka shoqëruar videon me këngën e njohur të Ledri Vulës, “Oj, oj, oj”, duke krijuar një atmosferë të relaksuar dhe pozitive.

Takimi i tyre tregon se lidhjet e krijuara brenda formatit po vazhdojnë edhe jashtë tij./Indeksonline/