75 Mall Live Search
18:34 / E Hënë, 18 Prill 2022 / AR

Hiti i ri është rrugës/ Zbulohet se çfarë po ‘kurdis’ Nora Istrefi

Pas suksesit të madh me këngën ‘Më mungon’, këngëtarja e famshme kosovare, Nora Istrefi ka paralajmëruar këngën e re.

Këtë befasi e zbuloi vet ajo ku në rrjetin social, Instagram, ndau disa poza joshëse, teksa paralajmëroi projektin e ri, shkruan Indeksonline.

Për Indeksonline, menaxherja e këngëtares, Adelina Mehija, zbuloi që kësaj radhe ajo po vjen me një super bashkëpunim dhe kënga pritet të publikohet së shpejti.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për datën dhe kohën e saktë të lansimit të projektit.