75 Mall Live Search
16:20 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hiti i ri i Butrint Imerit merr dy milionë klikime për dy ditë

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm shqiptar.

Ai së fundmi lansoi projektin e ri “Hajt Hajt”, një nga këngët më të dëgjuara të momentit që u bë hit brenda ditës.

Kjo dëshmohet edhe me numrin e klikimeve, pasi që për dy ditë ka arritur të dëgjohet vetëm në kanalin Youtube mbi dy milionë herë.

Kjo gjë e ka lumturuar tej mase edhe vet Butrintin, pasi që ai ka postuar një fotografi ku duket i lumtur teksa ka shkruar: 2 milion per 2 dite, qysh mos me kesh?/Indeksonline/