08:15 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Hiti ‘I Will Never Let You Down’ bën 5 vite, Rita Ora falënderon ish të dashurin!

Ylli kosovar i muzikës, Rita Ora ka treguar se hiti i saj ‘I Will Never Let You Down’ ka bërë 5 vite që nga koha e lansimit.

28 vjeçarja ka bërë një postim në ‘Instagram’ me të cilin ka falemderuar edhe ish të dashurin Dj e njohur, Calvin Harris me të cilin kishte bashkëpunuar në këtë projekt, shkruan Indeksonline.

“Urine ditëlindja e 5 ‘I Will Never Let Down’! Kjo këngën do të thotë shumë për mua, më pëlqen ta këndoj dhe të ju dëgjoj juve duke e kënduar çdo natë, faleminderit Calvin Harris dhe të gjithë adhuruesve për këto 5 vite të mrekullueshme.

Ndryshe, Rita ka filluar tuneun e saj botëror ‘Phoenix’./Indeksonline/