Hiti që po i bën bashkë Ermalin e Romeon (VIDEO)

Një super bashkëpunim po vjen mes Ermal Fejzullahut dhe Romeo Veshaj.
Këtë e zbuloi aktori e këngëtari shqiptar, Romeo përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.
“Se shpejti” shkroi në mbishkrimin e videos duke ndarë pak nga projekti në të cilën shfaqet të dy artistët, në sekuenca të shkurta.
Që në tingujt e parë, kjo këngë duket se do jetë hiti i kësaj vere dhe fansat po e presin me padurim publikimin e tij./Indeksonline/