Hiti veror/ Ermal Fejzullahu zbulon veçantinë e klipit “Para para”

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka lansuar këngën e tij ëm të re në bashkëpunim me dy reperët e njohur Getoar Selimi dhe Majkun.
Kjo këngë e mirëprit nga publiku, ku pesë ditë pas lansimit mori mbi 1 milion klikime në ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.
E veçanta e këtij klipi është se përkundër që ka ritme verore, treshja u paraqitjen të veshur me rroba të trasha.
Në një intervistë në RTV Dukagjini, Ermali u shpreh se kësaj radhe ishte dëshira e tyre të bëjnë diçka më të veçantë, pasi shumica e klipeve që dalin verës realizohen në plazh.
“ E kena bo diçka kontra. Se zakonisht në klipe që dalin verës gjithmonë jemi nëpër plazha ose dikun. Këtë klip e kemi xhiru në shpellë të Gadimës dhe është diçka pak më ndryshe se që e kanë prit njerëzit”, tha këngëtari./Indeksonline/