17:29 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / Gj. Sh

Hodaj: Edhe armiku më i madh nuk kish mund me e gjet momentin me e godit Kombëtaren

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodaj, ka folur për arrestimin e kreut të FFK-së, Agim Ademit.

Ai në konferencë për media ka thënë se në këtë moemnt të rëndësishëm para dy ndeshjeve kualifikuese për Kampionati Evropian, as armiku më i madh nuk kish mund me e gjet momentin me e godit Kombëtaren, shkruan IndeksOnline.

”Duke pasur parasysh momentin shumë kritik në fillim të kualifikimit të Kombëtares, kur e kemi një ekip jashtëzakonisht të mirë edhe kemi gjasat ideale, mendoj që ndoshta edhe dashakeqësi më i madh ose armiku më i madh nuk kish mujt me e gjet momentin ma të pavolitshëm me e godit kombëtaren.”, ka deklaruar hodaj./IndeksOnline/