75 Mall Live Search
18:01 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

Hodaj i bie pishman, vazhdon me Lirinë edhe për një sezon

Portieri prizrenas, Drilon Hodaj i ka ra “pishman” dhe ka vazhduar kontratën me Lirinë.

Hodaj javë më parë ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin prizrenas, por si duket pas konfirmimit të Erdogan Brandos si trajner, edhe ai është bindur për të luajtur edhe për një sezon, shkruan IndeksOnline.

“Djali besnik i qytetit antik edhe për një sezon te klubi i qytetit! Me kënaqësi ju njoftojmë se Kapo i ekipit, Drilon Hodaj, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin e ardhshëm! Jemi të lumtur dhe mirënjohës për besnikërinë e tij ndaj klubit, qytetit dhe tifozëve të mrekullueshëm, Arpagjik’t.

Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për sukses dhe për të përfaqësuar ngjyrat tona me nder dhe krenari!”, thuhet në njoftimin e Lirisë./IndeksOnline/