Hodaj: Kushtetuesja po ia mban ‘zhagin’ politikës

Juristi Taulant Hodaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke theksuar se problematika aktuale është krejt politike.
Ai shtoi se, megjithëse Gjykata Kushtetuese po e luan rolin e vet, vendimet e saj nuk kanë pasoja.
“Është një paaftësi totale e politikës dhe të gjitha subjekteve politike për të ushtruar detyrat dhe të drejtat e veta në konfrom kornizës ligjore dhe kushtetuese që e kemi në Kosovë dhe deri sa ka moskryerje të detyrave atëherë rastet po shkojnë në Kushtetuese. Kushtetuesja përveç që po e luan rolin e vetë. Unë mendoj që nuk po tregon kurrfarë konsekuence po bëhet pjesë e një farë me thënë të ia mbajë “zhagin” politikës që me vazhdu me këtë ngërç. Sepse kur t’i urdhëron në anën tjetër nuk ua ndien farë deputetëve nuk marrin pjesë në votim, dhe nuk ka kurrfarë pasoje atëherë çfarë është qëllimi nëse nuk ka mekanizim nëse nuk veprohet ashtu siç urdhëron Kushtetuesja”, ka deklaruar Hodaj ne emisionin FIVE.
Megjithatë, ai e sheh problematik edhe gjuhën e përdorur në aktgjykim.
“Pak problematike e kam këtë gjuhën e Kushtetueses që i urdhëron, i detyron deputetët të votojnë e të marrin pjesë e kështu me radhë. E në anën tjetër kur nuk votojnë në situate të caktuar dhe nuk ka kurrfarë përsekuence. E në fakt kjo po e bën më konfuze situatën ose duhet me tregu shkaktimin e pasojë në rast të mos vendosjes sipas një vendimi të Kushtueses dhe jo këso gjuhë pasi po len hapësira me vazhdu prapë me ato ndërhyrjet që po i bëjnë deputet dhe të ku jemi”, ka theksuar ai.
Hodaj theksoi se Gjykata Kushtetuese po e tregon pushtetin e vet vetëm sepse politika ka dështuar të kryejë detyrat që i takojnë./Indeksonline/