23:30 / E Diele, 23 Prill 2023 / AR

Hodhi kunja, kë e ‘goditi’ Luana Vjollca?

Luana Vjollca është duke punuar për projektin e saj më të fundit “Love Island”. Po seç duket se moderatorja ka pasur një hatërmbetje me ndonjë koleg.

Këtë nuk e themi më kot, pasi postimi i fundit i bërë në “instastory”, tregon se dikush i ka kopjuar idenë.

”Mendoj se ideja jote që të përdorësh idenë time, ishte ide e mirë”– shkruan Luana duke lënë të kuptojmë se dikush i ka kopjuar idenë.