75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / S Z

Hodhi lëndë djegëse mbi veturat e policisë, arrestohet një person në Gjakovë

Një person është arrestuar në komunën e Gjakovës i cili dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse mbi veturat e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj për Dukagjinin tha se motivet e këtij veprimi ende nuk janë bërë të ditura.

“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, tha ai.