Hoenes: Dortmundi u përforcua por do ta shohim
Gara në Gjermani për sezonin e ri duket se do të jetë më e fortë se edicioni që lamë pas. Dortmundi nuk ia doli që të fitonte titullin kampion, ndërsa Bayern Munchen me qetësi dhe përvojë ngriti lart trofeun.
Dortmundi është përforcuar në merkaton e verës me Hummels, Brandt, Hazard, Schulz. Bayern humbi Sanen nga City, pasi nuk do të shpenzojë aq shumë para, ndërsa presidenti Uli Hoeness është i qetë.
Ai foli nga premiera e filmit të Toni Kroos-it në lidhje me rivalitetin me Dortmundin.
“Ata kanë blerë shumë lojtarë. Se sa janë forcuar do të shohim në fillim e sezonit të ri”, ka thënë presidenti i Bayernit.