Hoffenheimi bën postimin në gjuhën shqipe për tre yjet e saj te Kosova

“Dardanët”, janë një hap larg historisë pas fitores së mbrëmshme ndaj Suedisë.
Kosova, mund të sigurojë që në ndeshjen e ardhshmë kualifikimin në play-off apo edhe direkt në rast se fiton dy ndeshjet e fundit ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Klubi gjerman Hoffenheim, bëri një postim përkrahës për tre yjet e saj Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Madje klubi i Bundesligas shkroi edhe në gjuhën shqipe, me mbishkrimin “Jemi krena me ju Albi, Leon & Fis”.
Ndeshja u mbyll 0-1 në stadiumin “Ullevi” të Gotenburgut, me golin e vetëm që u shënua pikërisht nga sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani./IndeksOnline/