75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / Burim

Hojlund drejt Napolit, arrihet marrëveshja me Man United

Mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshja mes Manchester United dhe Napolit për transferimin e sulmuesit danez, Rasmus Hojlund.

Sipas raportimeve, Hojlund do të kalojë te skuadra italiane në formë huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje nga Napoli, raporton IndeksOnline.

Ky hap shihet si një mundësi e madhe për sulmuesin 21-vjeçar që të rikthejë formën e tij në Serie A, aty ku shkëlqeu më parë me Atalantan, para se të transferohej në Premier League.

Napoli pritet ta prezantojë lojtarin në ditët në vijim, ndërsa tifozët shpresojnë që Hojlund të ndihmojë në fuqizimin e repartit ofensiv për pjesën tjetër të sezonit. /IndeksOnline/