75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Holanda befason Van Dijkun dhe Wijnaldumin pas triumfit në Champions League

Nuk ka pushim për futbollistët e Liverpoolit. Shumica prej tyre pas triumfit në Champions League ndaj Tottenhamit, janë bashkuar me kombëtaret përkatëse për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Holandezët Virgil van Dijk dhe Georgino Wijnaldum janë pritur në mënyrë befasuese nga bashkëlojtarët në hotel.

Dyshja e Liverpoolit është përgëzuar për suksesin e arritur duke ju bërë një pritje e ngrohtë. Holanda do të luaj gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Anglisë me 6 qershor. /Indeksonline/